Samsung ka filluar me prodhimin masiv të zgjidhjeve SSD brenda
linjës PM830, që i dedikohen kompjuterëve të ardhshëm ultrabook. SSD-ja
për modelet e ardhshëm të ultratportativëve është i paketuar në një
kartelë mSATA për hir të dimensioneve sa më të vogla dhe ka përkrahjen
për ndërfaqen SATA 6 Gbps.
Samsung zgjidhjen synon ta ofroj
në dy versione – me kapacitetin prej 32 GB si cache dhe si shtesë e
diskut klasik dhe si SSD për deponimin e të dhënave në kapacitetet prej
64, 128 ose 256 GB. Samsung për zhvillim përdorë çipat NAND të punuar në
gjeneratën 20-nanometërshe të procesit prodhues dhe deklaron
performancat prej 500 MB/s për lexim dhe 260 MB/s për shkrimin e të
dhënave.
Është përdorur edhe enkriptimi harduerik 256-bitësh, e zgjidhja sipas
të gjitha gjasave do të jetë në dispozicion vetëm për partnerët OEM.

0 comments:
Post a Comment