Është koha për një lajm të madh
teknologjik pasi që Boradcom ka konfirmuar një standard të ri WiFi që do
të shfaqet në vitin 2012, dhe sipas asaj që kemi mësuar gjerë tani
bëhet fjalë për një standard tepër të shpejt.
Broadcom ka konfirmuar se do të ketë një standard të ri WiFi që
do të shfaqet në Britani të Madhe dhe në pjesën tjetër të botës deri në
fund të vitit 2012, dhe që do të jetë në gjendje të sjellë shpejtësi tre
here më të mëdha sesa ajo e 802.11n.
Duke folur për PCMag, Broadcom ka shpalosur të mirat dhe kqijat e
standardit të ri. 802.11ac shfrytëzon një brez të valëve që janë mbi ato
që shfrytëzohen tani, duke përdorur brez 5GHz që në fakt I mundëson
802.11ac të transmetojë atë që quhet “ajër i pastër”.
Duke shfrytzëuar brezin e “pastër” 802.11ac është i papenguar nga
sinjalet tjera dhe si rezultat i kësaj mund të jetë i shpejtë dhe
jashtëzakonisht i fuqishëm, duke ofruar penetrim përmes ndërtesave që
ende nuk janë arritur nga routerët 802.11n.
Çka nënkuptojmë me këtë? Në fakt kjo nënkupton shfletim më të shpejtë të internetit dhe një shfletim më të shpejtë pëmes WiFi, transferim më të shpejtë nga fibrat optike në WiFi, etj. Në CES 2012 pritet që të prezantohet standardi i ri dhe në atë kohë pritet t’ju sjellim më shumë detaje.

0 comments:
Post a Comment