Aplikacioni më i njohur mobil për shpërndarjen e fotografive
Instagram, tani nuk do të jetë në dispozicion ekskluzivisht vetëm për
përdoruesit e iOS paisjeve.
Tash më është paralajmëruar edhe verzioni për platformën Android e pritet të shfaqet së shpejti.
Nga kjo kompani në konferencën Le Web ’11 njoftuan se “kemi dy
persona të cilët po punojn në verzionin e Android”. Instagram ka rreth
15 milionë përdorues, dhe pritet që ky numër të dyfishohet me verzionin e
Android.
Përveç njoftimit për verzion e Android, themeluesi i Instagram Kevin
Systrom njoftoi gjithashtu se do të vendosin edhe reklama në verzionin
falas.
“Nuk e themeluam kompaninë për mos të fitojmë para. Por fokusi jonë tani është për të zgjeruar rrjetin.”. tha ai.



0 comments:
Post a Comment