Kompania finlandeze Rovio, krijuesi i lojes Angry Birds, vendosi
që shfrytëzuesve të ua fal 15 nivele speciale, ndërsa të gjitha nivelet
elementare do të hapen për hir të ditëlindjes së dytë të Zogjve të
Inatosur.
Nga kompania është thënë se adhuruesit e kësaj loje
kanë kaluar gjithsej 1,825 miliard orë në muaj duke e luajtur, kanë
gjuajtur me 40 miliard zogj dhe kanë kaluar 266 milion nivele.
Angry Birds fillimisht u paraqit për iOS, gjatë nëntorit të vitit
2009, e më vonë arritën versionet edhe për Android, Symbian, por edhe
variantet web dhe desktop. Duke përfshirë versionet e rregullta dhe ato
të sezonit, loja në mbarë botën është shkarkuar më se 500 milion herë. Angry Birds është fituesi i shpërblimeve për lojën më të mirë të të
gjitha kohërave për iPhon, lojën më të mirë dhe aplikacionin e vitit si
dhe për lojën më të mirë për pajisjet mobile.


0 comments:
Post a Comment