Sony në Singapor paraqiti projektorin VPL-VW1000ES, kreun e
ofertës së vet të projektorëve për kinematë shtëpiake. Pajisja e Sonyt
është projektori i parë për përdoruesit shtëpiak me rezolucionin prej
4,096 x 2,160 pikë (4K), të cilën mund ta shfaq duke iu falënderuar
panelit të instaluar SXRD 4K. Pajisja shfaq fotografinë me
diagonale deri në 200 inç, ndërsa ka 2,000 ANSI lumen ndriçim dhe
teknologjinë e kompanisë Iris3, e cila është përgjegjëse për kontrastin
dinamik prej 1,000,000:1. Përveç kësaj, blerësve do të ju pëlqej edhe
teknologjia me emër të zëshëm Reality Creation – bëhet fjalë për
upscaling të përmbajtjeve ekzistuese në rezolucionin 4K. Kjo e fundit
vlen përmbajtjet nga single definition deri te filmat HD, Blu-ray dhe
kombinimet tjera 2D dhe 3D.
Në projektor është përfshirë edhe transmetuesi me valë infra të kuq për
Full 4K 3D i cili kontrollon syzet përkatëse active shutër 3D (TDG-PJ1).
Shitja fillon gjatë çerekut të parë me çmim prej rreth 25,000 dollarë.
0 comments:
Post a Comment