Lenovo paraqiti kompjuterin all-in-one të quajtur C225.
Kompjuteri është i pajisur me ekranin 18.5-inçësh me rezolucion prej
1,366 x 768 piksel me LED ndriçim të prapavijës.
Prodhuesi ka
vendosur të përdorë platformën e AMD-së, më saktë APU-në E-450 që punon
në 1.6-gigahrech me dy bërthama dhe me grafikën Radeon HD 6310.
Kompjuteri mund të blihet me 4 ose 6 GB RAM, me diskun prej një
terabajt, e pajisjet tjera përfshijnë sistemin DVD, ueb kamerën,
altoparlantët e integruar, lexuesin e kartelave të memories dhe
përkrahjen për USB 3.0. kompjuteri shitet me versionin 64-bitësh të
Windows 7 Home Premium.
Çmimi i propozuar i shitjes për modelin me 4 GB RAM dhe diskun prej
500-gigabajt për tregun amerikan është 500 dollarë. Në versionin me 6 GB
RAM dhe diskun prej një terabajt kushton 700 dollarë. Garancinë e ka në
kohëzgjatje prej një viti.
0 comments:
Post a Comment