Numër jo i vogël i blerësve të smartphoneit të parë të Nokias me
Windows Phone 7 është ankuar në kohëzgjatjen e shkurtë të baterisë së
celularit. Sipas shumë prej tyre, bateria në Lumia 800 mezi mjafton për
një ditë punë, për disa edhe më pak.
Rreth kësaj çështje u
deklarua edhe prodhuesi finlandez. Sipas fjalëve të tija, shumica e
shfrytëzuesve nuk kanë problem me baterinë. Prapëseprapë, kompania do të
publikoi dy mbindërtime të softuerit që pritet të përmirësojnë
kohëzgjatjen e baterisë. Mbindërtimi i parë do të publikohet gjatë
dhjetorit, e i dyti në fillim të janarit, me cilën gjë edhe më tej do të
përmirësohet efikasiteti, kohëzgjatja e baterisë dhe mënyra e mbushjes.
Mbindërtimi do të jetë në dispozicion përmes softuerit Zune të Microsoft, kanë thënë në Nokia.

0 comments:
Post a Comment