Kompania Eastman Kodak shiti departamentin e vet Image Sensor
Solutions (ISS) shtëpisë për investime Platinum Equity. Shuma e
transaksionit nuk është publikuar, e Platinum Equity merr uzinën
prodhuese dhe departamentin për hulumtim dhe zhvillim në shtetin New
York, së bashku me rreth dyqind të punësuar.
Departementi
ISS i Kodakut sipas analizave të Rafferty Capital për kompaninë ishte
mjaftë profitabil, e prodhonte senzorë për fotoaparatet digjitale dhe
përdorimin në medicinë, industri dhe siguri. Kodak ka kohë që është në
telashe të mëdha financiare – kompania këtë vit synon të përfitoj rreth
200 milion dollarë me shitjen e departamenteve të cilët nuk kanë rëndësi
strategjike, e në plan janë edhe huat e reja.
Sipas fjalëve të tija, krediti i ri ose shtija e patentave në vlerë
prej më se një miliard dollarë janë të domosdoshëm që kompania të mund
të mbijetoj edhe 12 muaj të ardhshëm. Nëse planet për financim nuk
realizohen, Kodak në SHBA gjatë vitit të ardhshëm do të mbetet pa para,
tregon një hulumtim i agjencisë Moody’s.
Kompania zyrtarisht pohon se nuk synon të publikoj likuidimin, dhe vlerëson se në fund të vitit pritet të ketë në mes 1.3 dhe 1.4 miliard dollarë para të gatshme – kah fundi i shtatorit kjo shumë ishte 862 milion dollarë. Vlera e aksioneve të Kodakut gjatë ditës së djeshme ra për 6 për qind në 1.19 dollarë.
0 comments:
Post a Comment