Para disa ditësh, ju kemi njoftuar se Samsung është shndërruar
në lider botëror sa i përket telefonave të mençur në nivel global,
ndërsa tani sipas disa hulumtimeve të fundit, thuhet se HTC e ka marrë
vendin e parë në tregun e SHBA’së, si shitësi më i madh i telefonave të
mençur.
Sipas analizave të Canalys, HTC tani është shitësi
numër një në SHBA, pasi që ka shitur mbi 5.7 milionë telefona të mencur
në tregun amerikan për tre-mujorin e fundit të vitit 2011, shifra këto
më të mëdha se ato të Apple ose Samsung.
“Sido që të llogaritet, HTC është lider i merituar në SHBA” ka thënë
zv.drejtori i Canalys, Chris Jones. “Kjo është një arritje e
mrekullueshme për HTC’në, e cila ka ndërtuar një markë Premium, në një
treg shumë konkurrues, edhe atë për shumë pak kohë” ka thënë ai.
Në raportin e Canalys gjithashtu thuhet se HTC ka krijuar një spektër
të mirë të pajisjeve në rrjetin 4G, ndërsa ofron produkte të ndryshme
dhe shumë të avancuara në platforma të ndryshme mobile, të cilat më pas
shiten nga operatorët kryesor mobil në SHBA.
Burimi: Telegrafi


0 comments:
Post a Comment