Fujitsu ka filluar të ofrojë një
superkompjuter të ri, të cilin ndërmarrja e paraqet që mund të arrijë në
një funksionim deri në 23.2 PFllopë, që do ta bënte atë sistemin më të
shpejtë në listën e Top500 dhe madje të kalonte edhe sistemin e ardhshëm
BlueGene/Q.
Për të arritur këtë funksionim, kompjuteri do
të rregullohet me një përgjithësime prej 1024 rafte duke integruar
gjithsej 98,304 nyje kompjuterike dhe 6 PB memorie. Rregullimi bazë ka
katër rafte me 384 procesorë.
Ajo se çfarë e bën interesant këtë lajmërim është
fakti që PRIMEHPC FX10 do të përdorë procesorin SPARC64 IXfx, çipin
pasardhës të SPARC64 VIIIfx, që për momentin është duke u përdorur në
superkompjuterin më të shpejtë në botë, në sistemin K Computer, në
Japoni. Sidoqoftë, në vend të tetë bërthamave, SPARC64 IXfx integron 16
bërthama, që nënkupton që superkompjuteri 23.2 PFllopësh nga Fujitsu do
të mund të mburret me 1,572,864 bërthama procesuese – që paraqet më
shumë se dyfishin e numrit të bërthamave që janë përdorur në K Computer,
i cili kishte 705,024.

0 comments:
Post a Comment