E enjtja mbrëma ishte ditë e mrekullueshme për web developerët,
pikërisht për shkak të faktit se më në fund arriti edhe versioni i plotë
i jQuery 1.7. edhe pse ende nuk është në dispozicion në CDN (gjatë
ditës së sodit do të jetë gjithsesi), e ata që e përdorin mund ta
shkarkojnë që tani.
Çfarë sjell jQuery 1.7 në krahasim me versionet e mëhershme?
Event API i ri mundëson përdorimin e funksioneve .on() dhe .off(), të
cilat mundësojnë që një event të ia bashkëngjisim dokumenteve, që
ngjashëm me funksionin .delegate(), nëse përdoret selektori, e në rast
të opsionit null, sillet sikurse një .bind(). Përveç dy funksioneve të
reja, në masë të madhe është përshpejtuar puna me ngjarjet e deleguara
(delegated events), që është shumë me rëndësi për aplikacionet të cilat
po bëhen gjithnjë e më komplekse.
Përveç përshpejtimit dhe animimeve më të mira, është mundësuar edhe
përdorimi i HTML5 tagëve në shfletuesit 6, 7 dhe 8 të IE-së, përmes
metodës .html(), në bashkëpunim me innerShive.
jQuery tani përkrah edhe AMD – Asynchronys Module Definition – që do të
thotë se tani punon me libraritë sikurse që janë RequireJS dhe
curl.jsa. jQuery.isNumeric() me gjasë do të jetë shumë i dobishëm, si
dhe zgjerimi i jQuery.Deferred.
Përveç shtesave, disa gjëra janë larguar, sikurse që janë funksionet
event.layerX/Y dhe jQuery.isNan(). Gjithsesi, ata të cilët janë të
interesuar për më shumë detaje, të gjitha informatat mund ti gjejnë në
listën e detajuar të ndryshimeve që mund të gjendet në ueb faqen e
jQuery-it.
0 comments:
Post a Comment