Sipas shkrimit të The New York Times, Kina sipas pohimeve po e zhvillon një superkompjuter të bazuar në procesorët e vet.
Superkompjuteri
i quajtur Sunway BlueLight MPP është instaluar gjatë shtatorit në
qendrën nacionale për superkompjuterët në Jinan, ndërsa duhet thënë se
është ai është i bazuar në 8,700 procesor ShenWei SW1600.
Superkompjuteri do të duhej të kishte performanca prej një petaflops dhe
me këtë të gjendet në mesin e 20 më të shpejtëve në listën Top 500.
Për momentin nuk ka shumë informata për këta procesor dhe vetë
superkompjuterin, por në raport thuhet se Kina dëshiron të bëhet lojtar i
madh në fushën e procesorëve.

0 comments:
Post a Comment