Java e ardhshme mund të sjell një model të ri të telefonit të
mençur, i cili do të jetë produkt i bashkëpunimit Research In Motion dhe
prodhuesit të njohur të automobilave të shpejtë, Porsche.
Për ta paralajmëruar këtë bashkëpunim dhe produktin final të
tyre, RIM ka dërguar ftesat për një ngjarje speciale e cila do të
mbahet më 27 tetor 2011.
Në ftesën e cila iu është dërguar mediave në Lindjen e Mesme, thuhet se lansimi i tyre do të jetë një diçka ekskluzive.
Megjithatë, ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një model të
telefonit apo tabletit të përbashkët të Porsche dhe RIM, mirëpo për këtë
duhet të pritet edhe një javë.Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment