Virusi është një program i vogël i cili është në gjendje të
shumëzohet e të shpërndahet nëpër funksionet e caktuara të kompjuterit
dhe ta bëje atë që të mos funksionoj normalisht apo ta shkatroj gjithë
sistemin e exploatimit.
Por dëmet mund të jene të ndryshme ka nga ata që sjellin pak dëme si
psh ata qe sulmojn mausin apo tastaturën disa të tjërë pengojn disa
programe të funksionojn normalisht por me të rezikshmit sot janë në
gjendje ta fshijnë tërë hard diskun.
Si lindi virusi i parë
Në fillim të viteve të 60 kërkuesit e laboratorit Bell krijojn një
lojë ku dy programe kanë për mision ta shkatrojn njëri tjetrin.Këta dy
programe kishin aftësi që të vetë shumëzoheshin dhe këtu pra u vën bazat
e virusit Termin virus i pari e përdor profesori amerikan Fred Cohen
për të përshkruar programet që kanë mundësi të reprodukohen dhe të
shpërndahen përmes rrjetit informatik.
Çfare janë viruset?
Virus është fjale e pergjitheshme për programe keqberese qe janë te
afte te infektojne kompjuterat dhe te shperndahen vetvetiu. Viruset nuk
lindin vetvetiu por programohen nga specialistet e kompjuterave për te
kryer funksione te ndryshme. Viruset kane për qellim demtimin e
skedareve, fshirjen e memorjes, pergjimin dhe spiunimin, vjedhjen e
informacionit, ngadalesimin e rrjeteve kompjuterike, etj.
Virusi i parë informatik “Brain”
Dy pakistanez Basit dhe Amjad Alvi krijuan një program i cili
sulmonte boot sektorin e disketes dhe te hard diskut. Qellimi i tij nuk
ishte që ti shkatronte të dhënat por vetem ,të afishoj një reklame të
tyre ! Vetem pas dy vjetesh lajmërohet antivirusi i parë për ta
desaktivuar brain dhe për tu mbrojtur prej tij. Ndërsa sot nevojiten
vetem disa orë për ta gjetur antivirusin.
Me shfaqjen e virusit Melissa merr fundë epoka ku viruset
shpërndaheshin vetëm në menyre manuela, përmes disketave. Ky virus
shpërndahet përmes internetit i fshehur një dokument Word dhe prej
kompjuterit të infektuar ai shpërndahej në 50 adresat e para në blokun e
adresave të Outlokut. Ky virus infektoi me shume se 300.000 kompjuter.
Burimi: Wikipedia
0 comments:
Post a Comment