A ndryshon rrjeti social më i madh në botë Facebook trurin e
njerëzve? Kjo është pyetja kryesore në një hulumtim të pazakontë për
Facebook, rrjetin të cilin e përdorin rreth 800 milionë njerëz në mbarë
botën.
Disa vullnetarë ishin vendosur në 3D skanerë, ku ishte zbuluar se ato
persona që kanë më shum shokë në Facebook kanë dhe strukturë më të
madhe dhe më të shpeshtë në tri pjesë të trurit lidhur me jetën sociale
të personit.
Këto pjesë të trurit janë lidhur me perceptimin social, siç është për
shembull, përcepcimi i shprehjeve të fytyrave të njerëzve tjerë”,
deklaroi Riota Kanai, neurolog kryesor në një Univerzitet në Londër,
raporton Reuters.
“Pjesa e tretë e trurit ku janë zbuluar ndryshime ka të bëjë me aftësinë për të rikujtuar fytyra dhe emëra”, shtoi Kanai.
Dy vite më parë, Susan Greenfield, neurolog në Oxford, publikoi
mundim shkencor me parashikime tepër alarmante për pasojat e ndikimit të
rrjeteve sociale ndaj të rinjëve.
“Gjysma e shekullit 21 do të jetë periudhë e cila do të
karakterizohet si periudhë me rini e cila nuk do të ketë aftësi për
ndjeshmëri, do të kenë ndjenja jostabile për identitetin e tyre dhe nuk
do të mund të koncentrohen,” paralajmëroi atëkohë Greenfield, raporton
AFP.
Shum studime tjera kanë zbuluar se truri është organ fleksibil.
0 comments:
Post a Comment