Programuesit e LibreOffice janë duke
punuar për të sjellur platforma LibreOffice, moduli i prezantimit të së
cilës është i treguar këtu, në iOS, Android dhe shfletues.
LibreOffice është duke kaluar në epokën moderne
me zhvilluesit të cilët po punojnë në versione që do të funksionojnë në
shfletues të uebit, në iOS dhe pajisjet Android.
The Document Foundation lajmëroi lëvizjet gjatë
ditës së djeshme në Konferencën LibreOffice, por nuk është ende e
gatshme për njerëzit e zakonshëm.
“Këto nuk janë produkte të gatshme për përdoruesit e
fundit, por projektet e zhvillimit të përparuar të cilët do të bëhen
produkte dikur pak përpara fundit të 2012-ës, ose pak pas fillimit të
2013-ës,” tha fondacioni.
Ende puna tregon shenja që projekti, i cili
kurrë seriozisht nuk e rrezikoi fuqinë e Microsoft Office, është duke
punuar që të mos mbetet vetëm për kompjuterët personalë.
LibreOffice Oonline përdor kornizën GTK+, ndërfaqen
e re HTML Canvas për grafikat 2D dhe ndërfaqen Web Socket për
komunikimet e shpejtësisë së lartë në mes të një shfletuesi dhe një
serveri. Michael Meeks nga projekti Suse Linux është duke e drejtuar
projektin, tha fondacioni. Një tjetër programer nga Suse, Tor Lillqvist,
është duke punuar në versione për tabletat Android dhe iOS me shpresën
që softueri do të mbërrijë në pajisjet më të vogëla.Burimi: PCworld
0 comments:
Post a Comment