Espier Launcher është një aplikacion mjaft
i mirë për telefonin Android që e sjell përvojën e desktopit të iPhone
në telefonin tuaj dhe në të njëjtën kohë mund t’i shijoni veçoritë e
sistemit Android.
Ai mbështet ikonat dinamike, si SMS, kalendarin, telefonin,
iPodin, kamerën dhe ikonat e tjera dhe dinamikisht e paraqet datën dhe e
bën pamjen njësoj si iPhone.
Ngjashëm si në iPhone 4, ju do të keni ikona me
përmasa 4x4 me një meny në anën e poshtme të desktopit me disa ikona dhe
gjithashtu mund të krijoni një follder duke i kapur dhe vendosur ikonat
e aplikacioneve.
Ky aplikacion ua mundëson veçorinë multitasking me
kontrollin mbi qasjen e aplikacioneve që nënkupton mbrojtjen me
fjalëkalim të aplikacionit, mbështet kërkimin në desktop të emailave,
fshirjen në çast të aplikacioneve nga desktopi, kontaktet, ruajtje të
gjendjes së rregullimit të desktopit dhe më tepër.
Shkarkoni aplikacionin Espier Launcher falas nga tregu i aplikacioneve për Android.
0 comments:
Post a Comment