Google lëshoi në përdorim një shtojcë të re për Google Chrome i cili
ju mundëson përdoruesve që të kontrollojnë kompjuterët tjerë nga
largësia. Bëhet fjalë për shtojcën e quajtur Chrome Remote Desktop Beta,
e cili u mundëson përdoruesve që përmes shfletuesit të tyre Chrome të
shëndrojnë atë në kontrollues të largët, dhe me atë të kontrollojnë
kompjuterët tjetër, Për të funksionuar Chrome Remote Desktop, është e
nevojshme që të dy kompjuterët të kenë të instaluar shfletuesin Chrome,
pa dallim nëse janë në Windows, Mac, ose Linux.
Pasi të keni instaluar shtojcën duhet të aktivizoni atë, për të
fituar qasje do t’ju kërkohet profili juaj Gmail. Pasi të keni fituar
qasje, mund të
ndani desktopin tuaj, me të tjerër, e gjitha çfar duhet
bërë me këtë është të klikoni në Share This Computer. Kur të fillojë
procesi i shpërndarjes, do të fitoni një kod prej 12 numrave i cili do
të vlejë në minutat e ardhshme.
Në kompjuterin tjetër, aktivizoni opsionin “Access a shared computer”
dhe vendos kodin e dhënë më herët. Ky kod do të lidh të dy kompjuterët,
dhe në shfletuesin tuaj Chrome do të shfaqet desktopi i kompjuterit
tjetër. Ndoshta aplikacioni do të jetë i ngadalshëm, por varet nga
lidhja e internetit tuaj, kuptohet. Megjithatë kz është një opsion
tjetër interesant që ja vlen të testojmë për çdo rast.
Burimi: ITshqip
Burimi: ITshqip
0 comments:
Post a Comment