Toshiba paraqiti ekranin LCD me rezolucion të lartë, dedikuar
për gjeneratat e ardhshme të tabletëve. Ekrani ka diagonalen prej 6.1
inç dhe rezolucionin prej 2,560 x 1,600 pikë, respektivisht dendësinë
prej 498 pikë për inç.Dendësia e cekur siguron fotografi të
pastër dhe qartë fotorealistike me mprehtësi të jashtëzakonshme, ndërsa
ekziston mundësia edhe për ndërtimin e një ekrani të këtillë me
përkrahje për 3D pa pasur nevojë për syze shtesë. Ekrani ka marrëdhënien
e kontrastit prej 1,000:1, mund të shfaq 16.7 milion ngjyra dhe 61 për
qind të gamutit NTSC, ndera ka këndin e vështrimit prej 176 shkallë
horizontalisht dhe vertikalisht. Ende nuk dihet se kur mund të presim
ekranet e këtilla në pajisjet komerciale.
Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment