LG Display dhe Samsund janë duke u
përballur me një sfidë të vështirë, dhe sipas burimeve të industrisë
bëhet fjalë për telashe për ekranin e rezoulcionit të lartë të iPad 3.
Cnet raporton se Apple është duke synuar një ekran me rezolucion
shumë më të madh prej 2048 x 1536 piksela për gjeneratën e ardhshme të
iPad, katër here më të madhe sesa rezolucioni prej 1024 x 768 piksela që
ka qenë pjesë e dy gjeneratave të iPad.
Një burim i brendshëm për CNET ka thenë se LG Display dhe Samsung nuk
kanë filluar ende prodhimin e ekraneve – dhe kjo do të ndodh në nëntor
dhe sipas të gjitha gjasave do të jetë një sfidë. iPad 3 do të ketë
gjithashtu edhe një konektor më të vogël për dock dhe sipas të gjitha
gjasave do të paraqitet në mars të vitit 2012.
“Nuk është çështje e krijimit të një paneli, por sfida është si të
krijohen shumë të tillë” tha burimi për CNET. “Kjo paraqet një avancim të jashtëzakonshëm në densitet të piskelave. Kjo nuk është bërë asnjëherë më pare”. Megjithatë, burimet nuk ofrojnë detajet tjera në lidhje me specifikat e prodhimit të paneleve të rezoulcionit të lartë. Samsung ka shfaqur panelet LCD me rezoulcion prej 2560 x 1600 piksela në tabletin e saj 10 inç, që thuhet se shumë shpejt do të mund të jenë pjesë e tabletëve Samsung Galaxy Tab.
Burimi: PCworld


0 comments:
Post a Comment