Në ciklin e vet të rregullt të publikimit të arnave të sigurisë
Microsoft për këtë të marte përgatiti tetë raporte të sigurisë në të
cilat korrigjohen 23 lëshime të ndryshme në produktet e veta.
Dy
raporte kanë shenjën “kritike”, ndërsa do të duhej të parandalojnë
ekzekutimin e paautorizuar të kodit keqdashës në Windows, Internet
Explorer, .NET dhe Silverlight. Vetëm një nga raportet kritike godet
edhe versionet e Windowsit për server, derisa të dytë i dedikohen
shfrytëzuesve të kompjuterëve personal standard, respektivisht
shfrytëzuesve të Windows XP, Vista dhe 7.
Më shumë informata rreth lëshimeve të sigurisë dhe arnat e ndërlidhura mund të lexoni në faqet e Microsoftit. Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment