AMD publikoi se do të investoj në kompaninë BlueStacks, që do të
mund të nënkuptojë edhe më shumë aplikacione në tabletët e ardhshëm.
BlueStacks zhvillon programin BlueStacks App Player, i cili bën të
mundur ekzekutimin e aplikacioneve të Androidit në Windows.
Natyrisht,
kjo do të thotë edhe mundësinë e ekzekutimit në procesorët x86, ndërsa
AMD linjën e vet të çipave Fusion A- dhe E-series APU e sheh, përveç në
kompjuterët portativ, edhe si kandidat të mundshëm për procesor qendror
në pajisjet tablet. Bashkëpunimi në mes të dy kompanive ka të bëjë me
optimizimin e ekzekutimit të aplikacioneve pikërisht në çipat e
përmendur të AMD-së, që shfrytëzuesve të pajisjeve të këtilla do të ju
mundësonte qasjen në mbi 200 mijë aplikacione, sa momentalisht ndodhen
në Android Market.
Pritet që edhe AMD do të mund të provonte të futet në tregun e
tabletëve me Windows 8, e shuma të cilën kompania është e gatshme ta
investoj në BlueStack për momentin nuk është e ditur. Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment