Zynga bëhet gati për Adventure World

Krijuesi i famshëm i lojërave sociale në Facebook dhe rrjetet tjera sociale, Zynga, tani ka publikuar një video me të cilën promovon lojën e re e cila quhet Adventure World.
Loja e re e Zynga’s pritet të lansohet në Facebook brenda disa javësh. 
Kjo lojë e cila hyn në kategorinë e lojërave me strategji, i ngjan shumë skenarit të tregimit dhe filmave të Indiana Jones. 
Në Adventure World, lojtarët duhet të zbuojnë artefakte historike në mënyrë që të fitojnë ari virtual, dhe poena të rëndësishëm brenda lojës. 
Nëse popullariteti i kësaj loje rritet, së bashku me titrat tjerë të rëndësishëm të Zynga’s, atëherë kompania shumë lehtë do të mund të hapet për publikun, duke u regjistruar në tregun e aksioneve.