Ndërsa shumica e njerëzve e dinë se Microsoft do ta lansojë
versionin e ri të sistemit operativ Windows Phone 7 së shpejti, tani
duket se kompania e njëjtë do ta lëshojë në treg edhe platformën tjetër
mobile - Windows Phone 7.5 Mango.
Sipas një njoftimi të
kohëve të fundit, thuhet se Microsoft do ta lansojë Windows Phone 7.5
Mango gjatë kësaj jave, ose më saktë më 15 shtator, ndërsa i njëjti do
të jetë në dispozicion në të gjitha pajisjet mobile që bazohen në
Windows Phone 7.
Java e ardhshme do të jetë me shumë rëndësi për platformën Windows
Phone dhe pozicionimin e saj në tregun e sistemeve operative për
telefonat e mençur mobil.
Kjo, pasi që Mango do të lëshohet, dhe funksionet kryesore do të jenë në dispozicion për zhvilluesit. Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment