Telefoni i fundit i mençur i Research In Motion, BlackBerry
Torch 9850, do të jetë në dispozicion në operatorin amerikan Verizon që
nga dita e nesërme, dhe do të kushtojë 199.99 dollarë, nëse përdoruesit
bëjnë kontratë dy-vjeçare me operatorin e tyre mobil.
BlackBerry
Torch 9850 posedon ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 3.7
inç, rezolucion 800 x 480, procesor 1.2GHz, kamerë me 5 mega-piksel e
cila mund të incizojë HD video në 720p.
Për më shumë, BlackBerry Torch 9850 posedon edhe 16GB memorie në
formë të mikro SD kartelës, e cila mund të rritet edhe për 16GB tjera
shtesë, ndërsa telefoni i mençur i RIM bazohet në sistemin e fundit
operativ të kësaj kompanie, BlackbBerry 7.
Natyrisht, se ky model i avancuar i telefonit të mençur nuk mund të mos ketë edhe rrjetin WiFi dhe Bluetooth 2.1Burimi: telegrafi


0 comments:
Post a Comment