Toshiba ka shtuar edhe një tablet të ri në linjën e saj të
pajisjeve mobile, përkatësisht modelin Thrive i cili bazohet në sistemin
operativ Android.
Toshiba Thrive posedon ekran të ndjeshëm
në prekje me 7 inç, rezolucion me 1280 x 720 piksel, si dhe versionin e
sistemit operativ, Android 3.2 Honeycomb.
Karakteristikat tjera të Toshiba Thrive përfshijnë edhe procesorin
dual core NVIDIA Tegra 2, kamerën e pasme me 5 mega-piksel, LED
ndriçues, si dhe kamerën e përparme me 3 mega-piksel.
Modeli i ri i tabletit të Toshiba’s vjen në dy versione të memories,
atë 16 dhe 32GB, ndërsa i njëjti do të dal në shitje gjatë muajit nëntor
të këtij viti, me një çmim prej më pak se 400 dollarësh.Burimi: Telegrafi


0 comments:
Post a Comment