Zëdhënësi i Intelit Dave Salvator publikoi disa detaje rreth evolucionit të ndërfaqes së shpejtë të kompanisë Thunderbolt.
Kompania gjatë vitit të ardhshëm do të duhej të paraqiste
kabllot Thunderbolt me fije optike, ndërsa ata do të jenë kompatibil me
kompjuterët ekzistues të Appleit të cilët e kanë këtë ndërfaqe.
Kabllot Thunderbolt optik do të mund të jenë të gjatë disa dhjetëra metra (ata aktual nga bakri janë të kufizuar në 6 metra), e priten
edhe shpejtësitë më të mëdha të bartjes së të dhënave – parashikohen
deri në 100 Gbps në të dyja drejtimet. Është reale të pritet që kabllot
optik do të jenë dukshëm më të shtrenjtë se ata aktual nga bakri, të
cilët kushtojnë rreth 50 dollarë. Gjatë gjysmës së parë të vitit të
ardhshëm ndërfaqen Thunderbolt do ta kenë edhe portativët me Windows, e
përkrahjen në modelet e veta e kanë paralajmëruar Asus dhe Acer.
Burimi: Telegrafi


0 comments:
Post a Comment