Në qoftë se ju përdorni SkyDrive për ruajtjen e fotografive dhe
dokumenteve tuaja, ju do të keni disa risi brenda këtij shërbimi, të
cilat Microsoft do t’i realizoj dalëngadalë.
Përdoruesit e sistemit të ruajtjes do të mund të ruajnë një sasi të
pakufizuar të dokumenteve dhe fotografive me SkyDrive Wave 5. Për të
gjitha tipet dhe fajllat e tjera të tyre, shërbimi do të ofroj 25 GB
hapësirë. Ky është një përmirësim i madh dhe 25 GB nuk janë pak, ku
përdoruesit mund të ruajnë çdo gjë.
SkyDrive me këtë ndryshim të rendësishëm do të të ndihmoj përdoruesit
të mbajnë dokumentet e tyre të aksesueshme në çdo kohë, pa marrë
paraysh ku gjenden. SkyDrive mbështet vetëm sistemin operativ Windows
Phone, por pritet që Microsoft të publikoj edhe versionet për iOS dhe
Android në të ardhmen.
Ju e përdorni më shumë Dropbox-in, që është i ngjashëm me këtë
shërbim, me 2 GB hapësirë për përdoruesit që regjistrohen pa pagesë apo
SkyDrive? Na tregoni në komente.
0 comments:
Post a Comment