Tashmë kur është zyrtarizuar dita e mbajtjes së ngjarjes për
iPhone 5, e cila mbahet më 4 tetor ne kampusin e Apple, thuhet se edhe
dita kur ky telefon i shumë pritur do të paraqitet në treg, nuk do të
jetë e largët.
Sipas një raporti të publikuar së fundmi,
thuhet se Apple do të fillojë ta shesë modelin e saj të ri të telefonit,
iPhone 5, që nga data 14 tetor, ndërsa shtetet ku pritet që kjo pajisje
të paraqitet janë: Franca, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe
Japonia.
Duke e marrë parasysh pritjen e madhe nga tregu, por edhe vendimin e
Apple për ta shtyrë pushimet vjetore të punëtorëve të saj, mund të
pritet që iPhone 5 të jetë në duart tona pikërisht në kohën për të cilën
po flasim.
Në rast se iPhone 5 do të zyrtarizohet më 4 tetor, nuk do të shojë
shumë gjatë derisa Apple të fillojë të pranojë para-porosi për telefonin
e saj të famshëm.
Burimi: Telegrafi 

0 comments:
Post a Comment