Javën e kaluar ishte thënë se Samsung do t’i prezantojë disa pajisje të reja në panairin e këtij viti në IFA, ndërsa thuhej se njëra prej tyre do të jetë edhe Samsung Galaxy Note.
Tani, Samsung edhe zyrtarisht ka njoftuar për pajisjen e saj të re mobile, të cilën e ka quajtur Samsung Galaxy Note.
Kjo pajisje e avancuar e Samsung synon që ta zëvendësojë telefonin e mençur dhe kompjuterin tablet, pasi që e njëjta posedon një ekran të ndjeshëm në prekje me 5.3 inç, ndërfaqe Super AMOLED, si dhe rezolucion me 1280 x 800 piksel.
Samsung Galaxy Note mbështetet me procesorin dy-bërthamor me 1.4Ghz, 1GB RAM, Android Gingerbread 2.3, kamerë me 8MP me LED ndriçues, kamerë të përparme me 2MP, ndërsa do të jetë në dispozicion në dy versione të rrjetit: LTE dhe HSPA+.
0 comments:
Post a Comment