Vetëm pak kohë pas paraqitjes në tregun amerikan, tek disa
operator mobil, Samsung është duke u përgatitur të lansojë gjeneratën e
tretë të telefonit të saj të linjës Galaxy S, përkatësisht modelin
Samsung Galaxy SIII.
Disa prej karakteristikave të këtij
modeli tashmë janë publikuar online, ndërsa nëse të dhënat e 4Chan janë
të sakta, atëherë ky do të jetë një telefon shumë interesant, i cili
bazohet në Android.
Sipas këtij raporti, thuhet se Samsung Galaxy S III do të mbështetet
në Android Ice Cream Sandwich, ndërsa i njëjti do të ketë procesor me
2GHz, 1.5GB RAM, dhe 32GB memorie të brendshme.
Për më shumë, Samsung Galaxy S III do të posedojë ekran të ndjeshëm
në prekje me 4.65 inç, ndërfaqe në teknologjinë Super AMOLED III,
rezolucion me 1280 x 1024 piksel me dendësi 352-PPI, bashkë me kamerën
prej 10 mega-piksel e cila do të mund të incizojë Full HD video në 1080p
dhe 60 kënde për sekondë.
Karakteristikat tjera të këtij modeli thuhet se do të jenë edhe
opsioni i pagesave mobile, NFC, “trashësia” e telefonit që nuk i
tejkalon 9 mm, baterinë me 2,250 mAh, si dhe mbështetjen për Samsung’s
TouchWiz 5.0.
Modeli i ri i telefonit të mençur të Samsung pritet të lansohet në
MWC 2012, ndërsa do të jetë në shitje nga mesi i vitit të ardhshëm.
0 comments:
Post a Comment