Samsung Electronics e ka tejkaluar humbjen e mëhershme në
gjykata në kontestet me patentat e Apple Inc, dhe tani kompania duket e
bindur se do të jetë në gjendje të “navigojë” përsëri rreth rivalëve
kryesor.
Kompania e Koresë së Jugut, biznesi i së cilës me
telefonat e mençur është në rritje të shpejtë, ka gjasa shumë të mira që
të arrijë shitjet e Apple në këtë tremujor.
Të enjten Samsung ka lansuar edhe disa modele të reja të kompjuterëve
tabletë, të cilët i ka bazuar në sistemin operativ Android.
Mirëpo, Samsung dhe pajijset e saj të cilat bazohen në sistemin
operativ të Google, i nënshtrohen 19 padive për patenta në nëntë
shtete.
Disa nga drejtuesit e paidentifikuar të Samsung gjatë javës së kaluar
kanë thënë për mediat e Koresë së Jugut se kompania e tyre do të gjejë
mënyra për të fituar rreth urdhrave të dhënë kohëve të fundit nga
gjykatat në Gjermani dhe Holandë, sepse gjykatat e atjeshme e kanë
ngushtuar numrin e patentave të diskutueshme mes Apple dhe Samsung.
0 comments:
Post a Comment