Router me 200-mbps Home PlugAV dhe Wi-Fi

Shumica e raouterave ofrojnë dy opsione për lidhjen e kompjuterit apo printerit në rrjet: ethernet ose Wi-Fi.
Ethernet është i shpejtë dhe i qëndrueshëm, por nuk është praktik kur duhet të lëvizësh nga dhoma në dhomë. Wi-Fi është më i ngadalshëm dhe më pak i qëndrueshëm në krahasim me ethernet. Asnjëri nuk është aq i mirë sa të transmetojë përmbajtje multimediale nga një kënd, ku është modemi juaj i internetit, tek televizori i shtëpisë në këndin tjetër. NBG318S nga ZyXel ofron një mundësi të tretë.
HomePlugAV mundëson lidhjen e pajisjeve mes tyre përmes kabllove të energjisë elektrike. Nëse keni ndonjë pajisje pa HomePlugAV, mund të përdorni një adaptor opsional në njërën anë me kabëll për prizë elektrike dhe në anën tjetër një port për ethernet. Në teori, mund të vendosni një adapter të tillë në çfarëdo kompjuter apo pajisje me ethernet dhe mund të keni një lidhje 200 mbps nga ky router. Herën e parë
që vendosa në përdorim adapterin PLA-400, 80 dollarësh, të Zy-Xel dhe e lidha me routerin, punoi pa telashe sikur të isha në lidhje ethernet. Por, kur vendosa të instaloj lidhjen (sinjali do të ishte i arritshëm nga të gjitha njësitë në ndërtesë) hasa në një problem. Routeri nuk mundi t’i jepte adapterit informacion për të bërë të mundur lidhjen mes pajisjeve. Gjithashtu nuk pranonte informacione as nga unë. Vendosja e një versioni më të ri të firmware e rregulloi problemin, por kjo tregon se teknologjia është larg zhdukjes së problemeve. Diçka që duhet të dini: HomePlugAV nuk punon me pajisje të bazuara në specifikat më të vjetra të HomePlug 1.0.
Me apo Pa Tela
NBG318S nuk paraqitet si duhet në Wi-Fi, por specifikimet e tjera i punojnë shumë mirë. Përkrah lidhjen 108 mbps të Super G (për të shfrytëzuar këtë lidhje, pajisja që lidhet duhet të ketë gjithashtu çipin për Super G). Në fakt, ky është routeri i vetëm pa Draft -N, me të cilin edhe në skajet më të fundit të shtëpisë nuk ka ndonjë rënie të cilësisë së sinjalit. Me disa pajisje në një dhomë, NBG318S ka pak mangësi. ZyXel i ka vendosur routerit vetëm tre porte për LAN ethernet (dhe portin WAN, i cili lidhet me modemin e internetit). Si rezultat i kësaj, mund të lidhni vetëm tri pajisje në këtë router pa përdorur Wi-Fi ose HomePlugAV. Shumica e modemeve të këtij lloji kanë katër deri pesë porta. Gjithashtu, ky model nuk ka as port USB. Rregullimi i NBG318S është shumë i lehtë. Pasi ta keni lidhur pajisjen dhe të keni hapur programin setup, ju caktohet një IP adresë dhe udhëzuesi ju drejton gjatë rregullimit, por nuk bën gjithçka. Për shembull, për të vënë në punë rrjetin HomePlug, ju duhet të shkoni tek faqja për Rregullim të Avancuar. Gjithashtu as programi setup apo udhëzuesi i shkurtër nuk ju shpjegon çdo gjë që dëshironi të dini. Për shembull, faqja e “Bandwidth Managment” nuk ka ndonjë shpjegim, por vetëm një opsion “Aktivizo BM automatikisht për të gjithë trafikun.” Fatmirësisht, CD-ja e përfshirë ka një guidë PDF me 286 faqe, më të detajuar, e cila shpjegon menaxhimin e bandwidth. A ia vlen NBG318S të përdoret për të shpërndarë multimedia? Nuk është më pak i komplikuar se Wi-Fi, por mund të jetë një alternativë më e mirë në disa situata.