Pergjimi dhe mbrojtja ne web

Nëse jeni në dijeni për Luftën e Ftohtë, ju mund ta dini se çfarë është gara
 për armë. Një anë vjen me një armë të re, ana tjetër e mbërrin atë dhe
pastaj ana e parë kthehet me diçka edhe më të madhe e kështu me radhë.
Kjo përfshin edhe luftën në të cilën ndodhen përdoruesit e kompjuterit
të cilët e vlerësojnë privatësinë dhe uebfaqet dhe reklamuesit që nuk i
duan. Çdoherë që zhvilluesit e shfletusit dhe të tjerët vijnë me një mbrojtje
 nga përgjim, ana tjetër vjen me një truk të ri. Dhe është duke ndodhur
sërish.Një hulumtues në Universitetin Stanford së fundi gjeti që Microsoft ka
qenë duke përdorur një teknologji të përgjimit online që ia mundësoi
ndërmarrjes përgjimin e përdoruesve në MSN.com edhe pse
kishte përdorur
disa teknika standarde për t’iu shmangur përgjimit. Një grup kërkuesish nga Universitetin e Kalifornisë në Berkeley gjeti
që uebfaqet e tjera, duke përfshirë Hulu.com, kanë vënë në funksion
teknika “super cookie” për t’i përgjuar përdoruesit për qëllime
reklamimi. Menjëherë pasi që doli raporti i Jonathan Mayer, Microsoft lajmëroi që do të ndalojë përdorimin e “super cookies” në MSN. Disa ditë pasi ishte
publikuar raporti nga Universiteti nga Berkeley, Hulu lajmëroi në një blog
 “Duke lexuar raportin hulumtues, ne reaguam menjëherë për të hetuar dhe
 adresuar çështjet e identifikuara. Kjo përfshin suspendimin e
përdorimit tonë të ofruesve të jashtëm të përmendur në studim.” Hulu thotë që teknologjia super-cookie ishte përdorur nga dy shitësit e
 vet të jashtëm, një përpjekje, shkruan raporti, nga Hulu për të larguar
 përgjegjësinë nga vetja. Disa super-cookies rrinë cache, i cili paraqet
 vendin ku shfletuesi i ruan uebfaqet që i keni vizituar së fundi. Duke
fshirë cache-n, ju do të liroheni nga ato. Kjo funksionon, por fshirja e
 tyre mund të ngadalësojë shpejtësinë e shfletuesit tuaj. Kjo është për
shkak se pa cache, shfletuesi duhet t’i marrë që nga fillimi. Dhe, sapo
ta vizitoni atë faqe, një super-cookie i ri do të kaplojnë shfletuesin
tuaj. Fshirja e cache-it është e lehtë: Në Firefox, shkoni tek “tools”,
pastaj “clear recent history”. Në Internet Explorer 9, shkoni tek
“tools” dhe “safety”, pastaj klikoni “delete browsing history”. Në
Chrome, shkoni tek settings dhe pastaj tek “under the hood”. Pastaj
klikoni “clear browsing data”. Por ta dini se këtu kemi të bëjmë me një garë. Raporti i Universitetit
nga Berkley tregon që cookie e rikrijon veten. Një rrugë është që të
bllokohet tërësisht caching-u, por kjo mund të ngadalësojë shfletuesin
tuaj. Janë dy shtojca për Firefox që mund të jenë të dobishme. Një është
SafeCache, e cila ende nuk funksionon me Firefox 6 dhe tjetra
RequestPolicy, e cila funksionon me Firefox 6. RequestPolicy bllokon atë që quhet “cross-site requests” që nënkupton
që faqja të cilën jeni duke e vizituar kërkon të dhëna për një faqe të
cilën e keni vizituar në të kaluarën.