Mozilla publikoi Firefox për tabletët, duke theksuar se ky nuk është
verzioni final dhe se ekipi i Mozilla-s ende është duke punuar në të.
Sipas programerit Lukas Rocha, Firefox për tabletë është në gjendje funksionale dhe në dispozicion për shkarkim.
Verzioni aktual i Firefox është projektuar për zhvilluesit, si dhe për
ata që duan të shohin deri ku është zhvillimi i Firefox për tabletët dhe
të japin mendimet e tyre për atë se si mund të përmisohet.
Ky verzion i Firefox në fakt është i bazuar në paraardhësin e tijë i
projektuar për telefonat e zgjuar, me disa përmisime të cilët përdorin
madhësinë e ekraneve të tabletëve. Dhe kështu, interfejsi përdorues
përmban butona për navigim përpara-mbrapa, shiritin e adresave, butona
për të shënuar ngarkimin e faqes, dhe mundësin për hapje të më shum
tabs. Kur tableti është i vendosur horizontalisht, tabs ndodhen në
pjesën e majtë vertikalisht, përderisa kur është tableti në pozitën
vertikale, tabs hapen në formën e
menusë që ndodhet në krye të ekranit.
Firefox për tabletët përmban një element të quajtur Awesomebar, e
cila përdor tabet për qasje më të lehtë në faqet e preferuara dhe
historinë e faqeve të vizituara. Awesomebar gjithashtu sunkronizohet
edhe me desktop aktivitetin e pëdoruesit. Ky opsion është prezent edhe
tek Firefox për telefonat e zgjuar.
Sipas Ian Barlow, dizajner për interfejsin e përdoruesve në kompaninë
Mozilla, Firefox është i përshtatshëm për Honeycomb(sistem operativ
Android, i dizajnuar për tabletët)

0 comments:
Post a Comment