Click.to
është aplikacion për Windows XP, Vista dhe Win7, i cili transformon
kombinimin e njohur për kopjim në tekst të selektuar, ctrl+c, më saktë
funksionin copy, në një super mjet për ndarje të përmbajtjeve në
shërbime të ndryshme si: Facebook, Twitter, Google, Gmail, Word, Excell,
Flickr, Evernote dhe shum të tjera. Instaloni këtë shtojcë për Windows dhe zgjidhni softuerin e
shërbimeve të cilën më shpeshë e përdorni. Pastaj pas çdo selektimi dhe
kopjimi të tekstit me ctrl+c do të ju shfaqet një listë prej programeve
të zgjidhni dhe të shpërndani atë tekst të selektuar, link ose
fotografi, ose ndoshta edhe ndonjë fjalë kyçe për të kërkuar në google.
Click.to ka dhe opsion që të krijoni shkurtesë për ndonjë kombinim të
butonave shembull ctrl+f që kur të koploni dicka ajo menjëher të
shpërndahet përshembull në Facebook.
Click.to është shërbim i publikuar në korrik dhe është pjesë e kompanisë gjermane Axonic.
Burimi: ITshqip
0 comments:
Post a Comment