Duke shpresuar për rritjen e televizorëve
të vet 3D tek gejmerët, LG paraqiti teknologjinë që mundëson lojërave,
që tradicionalisht luheshin nga shumë përdorues në një ekran të ndarë,
të luhen në ekran të plotë.
E quajtur Lojë e Dyfishtë, kjo funksionon duke e bërë një
paraqitje 3D nga mbivendosja e dy paraqitjeve 2D. Në vend se të bëhet
dërgimi i fotografive të ndryshme në syrin e majtë dhe të djathtë të një
lojtari, do të dërgohen fotografi të ndryshme tek lojtari i majtë dhe
dhe i djathtë. Një lojtar vendos një palë syze 3D të polarizuara me dy
thjerrëza në syrin e majtë dhe lojtari tjetër vendos një palë syze me dy
thjerrëza për syrin e djathtë. Kjo ia mundëson secilit lojtar që të
shohë seksionin e vet të lojës në ekran të plotë.
Sipas zëdhënëses së ndërmarrjes, LG tha që kjo
teknologji funksionon me çdo televizion të vetin Cinema 3D dhe syzet do
të përfshihen me televizionet LW980, që do të dalin në shitje më vonë
gjatë këtij muaji. Ajo tha që përdoruesit do të mund t’i bënin syzet e
tyre Dual Play duke i rregulluar thjerrëzat.

0 comments:
Post a Comment