Të gjithë ata që kanë dëgjuar për modelin e ri të telefonit të
kompanisë LG, Optimus Sol, me siguri se e dinë se pamjet e këtij modeli
kishin rrjedhur në internet, gjatë muajit të kaluar.
Mirëpo,
prodhuesi i famshëm i pajisjeve elektrinike, LG, tani ka paralajmëruar
se modeli i saj i ri i telefonit do të lansohet gjatë muajit të ardhshëm
në Evropë, dhe më pas edhe në tregun amerikan.
LG
Optimus Sol posedon një ekran të ndjeshëm në prekje me 3.8 inç, ndërfaqe
WVGA Ultra AMOLED, ndërsa LG thotë se këto karakteristika do të bëjnë
që më lehtë të punohet me ekranin, edhe kur i njëjti është i ekspozuar
në diell.
Procesori
i LG Optimus Sol do të ketë kapacitet me 1GHz, ndërsa do të mbështetet
në sistemin e fundit operativ të Google, Android Gingerbread dhe kamerën
e pasme me 5 mega-piksel.
0 comments:
Post a Comment