LONDER- Britania e Bashkuar renditet e 47 në listën e
67 vendeve me numrin më të madh të adoleshentëve që lexojnë një libër,
gazeta, revista për kënaqësi gjatë ditës, bën të ditur në një sondazh të
saj, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Sipas
sondazhit, Shqipëria e përfshirë në këtë sondazh ndodhet nder vendet qe
kryesojne kete listë, pasi 90 për qind e 15 vjecarëve janë të dhënë pas
leximeve jashtë shkollore. Sipas sondazhit, Kazakistani, Shqipëria,
Shanghai në Kinë dhe Tajlanda kryesojnë tabelën. Në këto vende më shumë
se 90 për qind e 15-vjeçarëve lexojnë për kënaqësi. Po kështu
rreth 88 për qind e nxënësve në Indonezi ishin lexuesit aktivë, ndërsa
86 për qind e 15 vjecarëve lexojnë rregullisht në Peru. Ndërkohë
shtete të mëdha si Japonia, SHBA, Gjermania e Spanja janë pas vendeve të
lartpërmendura, dhe më poshtë akoma, Franca, Australia, Italia,
Kanadaja, Singapori, Brazili, Rusia dhe Hong Kongu. Por,
Britania ka dështuar, shkruan Telegrafi duke vendosur titull ne artikull
"Femijeve shqiptare u pelqen leximi me shume se nxenesve britanike".
Sipas sondazhit, ne Britani, ndër 10 adoleshentë, 4 prej tyre
nuk
lexojnë asnjë libër jashtëshkollor. Nga studimi zbulohet se në të gjithë Botën, djemtë janë më pak të dhënë për lexime sesa vajzat në përgjithësi. Sipas
studimit qe kap harkun kohor nga viti 2009 e poshte, kjo vjen dhe si
pasojë e leximit që fëmijëve iu është ushqyer që në fëmijëri dhe kjo
dëshirë më pas ka vijuar dhe me rritjen e tyre. Sekretari për
Arsimin në Britani, justifikohet për këtë fenomen në Britani duke
theksuar se kërkesat akademike dhe nëpër shkolla kanë rënë ndjeshëm për
një kohë të gjatë. Një vit më parë ai u bëri thirrje adoleshentëve
të paktën të përpiqeshin të lexonin një liber jashtëshkollor në javë për
të shtuar dijet dhe standartet në arsim. Studiuesit thonë se të
lexuarit ka vetëm anë pozitive, pasi do të rriste tek adoleshentët
njohuritë mbi botën që i rrethon dhe jetën që do bëjnë më vonë. Studimi
gjithashtu tregon se dhe njerëzit që kanë lexuar që të vegjël dhe në
adoleshencë, kanë qënë dhe më të suksesshëm në jetë, e profesionet e
tyre.
Burimi: balkanweb


0 comments:
Post a Comment