Sipas zyrës për patenta dhe të drejta autoriale në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës, Google përsëri bleu mbi 1000 patenta nga IBM. Ky
veprim është edhe një përpjekje nga Google për të siguruar një pozicion
sa më të sigurt për Android kundër padive për shkelje të patentave.
Marrëveshja mes IBM dhe Google është konfirmuar nga Xhim Proser,
zëdhënes në kompanin e Google, por askush nga këto dy kompani nuk ka
deklaruar për çmimin e patentave.
Leri Pejxh më herët kishte deklaruar se situata rreth patentave të
Android nuk është kritike dhe se Google më shumë do të koncentrohet në
zhvillimin e teknologjis së tyre në vend se të blejë patentat e të
tjerëve, edhe pse Google ende vazhdon të bëjë shoping. Lëvizja më e
dalluar në këtë drejtim është Motorola Mobile, një blerje që Google-s i
kushtoi hiq më pak se 12,5 miliardë dollarë. Me blerjen e Motorola
Mobile, Android është pasuruar me plus 17.000 patenta të reja.
Në korrik, Google gjithashtu ka blerë më shum se 1000 patenta nga
kompania IBM. Një pjesë e këtyre patentave,
dhe një tjetër pjesë nga Motorola Mobile, Google ju ka shitur prodhuesve të telefonave të zgjuar HTC me qëllim që të mbrojë sistemin e tyre nga paditë e Apple. Duke parandaluar paditë kundër tyre dhe të tjerëve, Google do të mund tu tregojë të tjerëve se Android është platformë e cila prodhuesve të telefonave të zgjuar ju mundëson të përfitojnë dhe jo të humbin. Kjo është veçanërisht e rëndësishme tani kur edhe Windows 7 pregaditet të shfaqet në treg.
Burimi: ITshqipdhe një tjetër pjesë nga Motorola Mobile, Google ju ka shitur prodhuesve të telefonave të zgjuar HTC me qëllim që të mbrojë sistemin e tyre nga paditë e Apple. Duke parandaluar paditë kundër tyre dhe të tjerëve, Google do të mund tu tregojë të tjerëve se Android është platformë e cila prodhuesve të telefonave të zgjuar ju mundëson të përfitojnë dhe jo të humbin. Kjo është veçanërisht e rëndësishme tani kur edhe Windows 7 pregaditet të shfaqet në treg.
0 comments:
Post a Comment