Adhuruesit e modelit të ri të Nokia N9 do të jenë me siguri të
kënaqur ta dinë se modeli i tyre i preferuar i telefonit tashmë ka
filluar të shitet me para-porosi në tregun australian, dhe se çmimi i
tij është 829 dollarë australian, që i bie dikur rreth 865 dollarë
amerikan.tregun
Siç është thënë edhe më herët, Nokia N9
posedon ekran të ndjeshëm në prekje me teknologji AMOLED, diagonalja e
së cilës është 3.9 inç, dhe i njëjti është i pajisur me Gorilla Glass,
që domethënë se është vështirë që ekrani i kësaj pajisje të gërvishtet,
siç ndodh me modelet tjera të telefonave.
Për më shumë, Nokia N9 posedon edhe kamerën me 8 mega-piksel, optikë
Carl Zeiss, auto-fokus dhe procesor ARM Cortex A8 OMAP3630 1GHz.
Përveç kësaj, kamera 8-pikselëshe e Nokia N9 gjithashtu posedon edhe
LED ndriçues, dhe mundësi incizimi në formatin HD me 720p, ndërsa aty
është edhe mundësia për NFC, 1GB RAM, dhe versioni me 16 ose 64GB
hapësirë.Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment