Me sa duket, prodhuesit e famshëm të telefonave mobil janë vënë
pas modeleve të telefonave që mundësojnë qasje të shpejtë në rrjetin më
të madh social në botë, Facebook.com. Tani, edhe Motorola
është njëra ndër kompanitë e cila ka lansuar modelin e saj të telefonit
të mençur për Facebook, Motorola EX225 Facebook, i cili është zbuluar
nga faqja Bluetooth SIG. Edhe pse pamjet e mëposhtme nuk e japin një ide të qartë rreth
telefonit të ri për Facebook, pritet që Motorola ta bëjë zyrtarizimin e
këtij modeli shumë shpejtë. Mirëpo, ajo që dihet tashmë është se Motorola EX225 Facebook posedon
tastierë të plotë fizike QWERTY, ekran me diagonale prej 2.4 inç, kamerë
me 3 mega-piksel, lidhje për rrjetet GSM, GPRS, Edge, 3G, WiFi dhe
Bluetooth, ndërsa prej këtij modeli do të ofrohet edhe versioni me dy
SIM kartela.
Ajo që nuk dihet është sistemi operativ në të cilin bazohet Motorola
EX225 Facebook, si dhe çmimi i kësaj pajisje mobile, e cila ka në fokus
rrjetin social.
Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment