Apple heton akuzat e ambjentalistëve

Apple njofton se do të ngrejë një grup të veçante hetuesish, pas akuzave për produkte të dëmshme nga ana e ambjentalistëve.
Akuzat janë ngritur nga ambjetalistët kinezë të cilët kanë kritikuar kompanië amerikane për shkelje të standarteve duke përdorur materiale të dëmshme për trupin e njeriut si metale të rënda dhe lendë toksike.
Kompania Apple ka konfirmuar se po heton nga afër akuzat, ndërsa ka kujtuar se, vitin e kaluar, ka kryer auditime të praktikave në 97 fabrika në mbarë botën.