Amerikanët shpenzojnë gati një të katërtën e kohës së tyre për të
qëndruar në linjë (ang. online) në rrjetet sociale, thotë një raport i
lëshuar nga Nielsen.
Sipas raportit të Nielsen, rrjetet më të popullarizuara dhe me të
vizituara nga amerikanët janë: Facebook, e dyta Blogger, pastaj renditet
Tumblr, më pas në vendin e katërt vjen Twitter dhe e fundit në vendin e
pestë radhitet rrjeti social LinkedIn.
Të dy gjinitë, gjithashtu përdorin rrjetet sociale me aplikacione nga
celularët. Aplikacionet e rrjeteve sociale kanë 30 për qind përdorim
nga femrat dhe meshkujt. Po ta llogarisim nga viti i kaluar, këtë vit 47
për qind e vizitorëve të rrjeteve sociale vijnë nga shfletuesit dhe
aplikacionet e celularëve.
0 comments:
Post a Comment