YouTube shton 200 mijë klipe të filmave HD

YouTube sot ka lajmëruar se ka arritur marrëveshje me MovieClips.com, përmes së cilës do të shtohen edhe 200 mijë filma të formatit High Definition në librarinë e shërbimit më të madh në botë për video.
MovieClips është krijuar para dy vitesh, ndërsa për këtë kohë ka arritur të krijojë bashkëpunim me studiot më të mëdha filmike, duke përfshirë edhe Disney.
Marrëveshja e MovieClips me studio filmike parasheh që kjo agjenci të marrë sekuenca të filmave, t’i shkurtojë ato, dhe më pas t’i shpërndajë online.
Sipas MovieClips, thuhet se marrëveshja me YouTube synon që t’i promovojë filmat në mënyrë të njëjtë, siç bën VeVo me muzikën.