Prodhuesi i famshëm i pajisjeve elektronike – Toshiba, ka paralajmëruar edhe një model të ri të laptopit të quajtur Qosmio F755 3D, të cilin kompania e ka nominuar gjithashtu edhe si “laptopi i parë 3D pa syze”.
Përveç teknologjisë 3D, Qosmio F755 3D posedon edhe ekranin me diagonale 15.6 inç, ndërfaqen me Full HD, dhe rezolucion prej 1920 x 1080 pikselave.
Toshiba Qosmio F755 ofron mundësinë e shfaqjes së përmbajtjes 3D pa mbajtur syzet, ndërsa posedon edhe procesorin e Intel, Core i7, dhe grafikën NVIDIA GeForce 540M.
Specifikat tjera të Qosmio F755, përfshijnë 6GB RAM, 750GB, Blu-ray, dëgjueset e Harman Kardon. Dolby Audio. Çmimi i këtij modeli do të jetë 1699 dollarë.
0 comments:
Post a Comment