Të gjithë duan vetëm iPad!

Sipas rezultateve të kërkimit të tregut i cili është realizuar nga Robert Baird, thuhet se shumica e atyre që blejnë tablet, e duanë vetëm atë të kompanisë Apple, iPad.
Nga 1,100 respondentë, shumica e të cilëve jetojnë në SHBA, rreth 50 për qind e tyre kanë thënë se kanë një kompjuter tablet, ose që planifikojnë ta blejnë një të tillë. 
Në mesin e blerësve potencial të kompjuterëve tablet, 94.5 për qind e tyre kanë thënë se janë të interesuar të blejnë një iPad nga Apple. 
Si zgjidhje e dytë është parë edhe tableti i HP’së, TouchPad, i cili ka marrë rreth 10.5 për qind të interesit të blerësve potencial, ndërsa i treti me radhë vjen Motorola Xoom, si modeli i radhës i tabletit të cilin përdoruesit do të ishin të interesuar ta blinin. 
Edhe PlayBook i prodhuesit kanadez Research In Motion është pjesë e listës, mirëpo vetëm një numër i vogël i njerëzve janë të interesuar ta blejnë atë. 
Kështu, edhe një herë më shumë vërehet se Apple mbetet lider në shumë segmente të tregut, ku produktet e saj janë të pamposhtur nga rivalët.