Sony ul çmimin e PS3

Gjatë prezantimit të saj në konferencën e GamesCom në Gjermani, kompania Sony ka paralajmëruar se do ta zbres çmimin e dy modeleve të konsolave të saj, PS3, në të gjitha vendet ku ato janë në dispozicion për shitje.
Tani, Sony 16GB PS3 do të kushtojë 249 dollarë, ose 250 euro në Evropë, ndërsa aplikimi i çmimeve të reja fillon menjëherë. 
“Që nga lansimi i saj në vitin 2006, PS3 ka marrë një mbështetje të madhe nga fansat e saj, në mbarë botën, dhe shitjet e kanë tejkaluar objektivin e kompanisë për 50 milionë njësi. Kjo gjë ka ndodhur deri më 29 mars të këtij viti” thuhet në deklaratën e kompanisë Sony, e cila prodhon konsolën e famshme të lojërave. 
Nëse edhe ju jeni adhurues të konsolës PS3, dhe ende nuk e keni blerë një të tillë, a do ta konsideronit si opsion konsolën e fundit të Sony, pas uljes së çmimit