RIM paralajmëron shërbimin e muzikës, BBM

RIM ka njoftuar se do ta lansojë një shërbim të ri të muzikës për BlackBerry Messenger, i cili do të quhet BBM.
Shërbimi i ri i kompanisë RIM është projektuar për të na lejuar të ndajmë muzikën me miqtë tanë përmes BBM.
Fillimisht, shërbimi do të lejojë krijimin e një profili personal për muzikë me 50 këngët e preferuara të përdoruesit.
Më pas, përdoruesit e BBM do të mund të ndryshojnë 25 nga 50 këngët e tyre, çdo muaj. BBM  gjithashtu do të lejojë që 50 preferencat tona muzikore t’i ndajmë me miqtë dhe kontaktet brenda BBM.
Për lansimin e suksesshëm të shërbimit të saj të ri, kompania RIM është bashkuar me një numër të madh të kompanive të muzikës, të cilat përfshijnë Universal Music Group, Sony Music Entertainment , Warner Music Group dhe EMI.