Telefoni i mençur – BlackBerry, i cili ka qenë simbol dhe status i korporatës për më shumë se një dekadë, tani po përballet me një rënie të pjesëmarrjes në treg, pasi që copën e saj po e marrin konkurrentët e saj.
Në anën tjetër, Research in Motion ka kaluar nëpër një seri të hapave të gabuar në strategji dhe ekzekutimin e biznesit të saj.
Edhe ndryshimet në menaxhment për të cilat RIM ka njoftuar të hënën, nuk ishin ato që Ëall Street kishte shpresuar për të.
Vlera e aksioneve të RIM, kompanisë që prodhon telefonat BlackBerry, ka rënë më shumë se 50 për qind këtë vit.
Kryesisht, rënia e popullaritetit të telefonave BlackBerry, i atribuohet modeleve të ndryshme të iPhone, dhe sistemit operativ Android.

0 comments:
Post a Comment